Site icon Telegrafi

Të hënën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e Komunës së Gostivarit

Përmes një njoftimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Komuna e Gostivarit informohen qytetarët, me theks të veçantë mbarështuesit e bletëve, se të hënën, 13 qershor, do të bëhet dezinsektimi nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit, për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje, prej ora 22:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit, prej ora 03:00 deri në ora 06:00 vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë, atëherë komuna do ta pezullojë dezinsektimin, për një ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike./Telegrafi/

Exit mobile version