Bashkia e Shkupit i informon qytetarët se faza e parë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e bashkisë, do të bëhet më 04/05/2020 në orët e para të mëngjesit.
Nëse kushtet klimatike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, i njëjti do të bëhet ditën e ardhshme kur kushtet të jenë më të përshtatshme.
Bashkia kërkon nga bletarët që në kohë të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/