Të hënën për herë të dytë do të shpallet në shkallë të parë vendimi për “Titanik 2”, pasi një herë u rrëzua nga Apeli.
Rasti “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, po gjykohet për herë të dytë, pasi Gjykata e Apelit shfuqizoi aktvendimin e Gjykatës Penale, e cila kishte dënuar Mijallkovin me 3 vite burg, Thaçin me 3 vite e 2 muaj, ndërsa dënime me burg kishin marrë edhe të akuzuarit e tjerë.
“Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje. Sipas aktakuzës, Mijallkov përmes liderit të PSDH-së, Menduh Thaçi, ka urdhëruar që bashkë partiaku i këtij të fundit nga KSHZ, të votojë për anulimin e votimit të rregullte në vend votimin në Strumicë, në interes të Vasil Peshevit nga OBRM-PDUKM, në dëm të kandidatit të atëhershëm, Zoran Zaev.
Thaçi dhe ish anëtarët e KSHZ-së akuzohen për veprën penale keqpërdorimi detyrës zyrtare. Ndërsa, Mijallkov akuzohet për “marrjen e shpërblimin për ndikim në mënyrë të paligjshme”, vepër e cila vjetërsohet në prill të këtij viti, me çka rrezikohet që Mijallkov të shpëtojë nga përgjegjësia.