Telegrafi

Të hënën seanca e radhës e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës ditën e hënë.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se seanca do të fillojë në ora 10:00, transmeton Telegrafi.

Pikë e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryesuesit dhe dy  anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,

4. Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,

5. Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

6. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. /Telegrafi/