Në mbledhjes e së hënës, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta fus në rend dite projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe raportin e vlerësimit të punës së ish-Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.
” Të hënën Komisioni shtetëror paraqet raportin me gjetjet rreth versionit të Demarkimit. Kryeministri Haradinaj i ka nisë konsultimet me udhëheqësit e institucioneve për përparimin ne proces.”, ka thënë Matoshi.
Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë njëri ndër kundërshtuesit kryesorë të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin.
Vendimin e parë që kishte marrë qeveria Haradinaj, ishte shkarkimi i komisionit për Demarkacion të udhëhequr nga Murat Meha, dhe emërimi i komisionit të ri në krye me ish deputetin Shpejtim Bulliqin. /Telegrafi/