Telegrafi

Të hënën publikohet kënga e Erës?

Fansat e Era Istrefit në Kosovë e po ashtu në botë janë duke shijuar akoma projektin ‘BonBon’.

‘Etja’ për projektin e ri të Istrefit është shtuar dje kur Ultra Music konfirmoi që shumë shpejt do të publikohet kënga e prishtinases.

Por, në mediat sociale tashmë po figuron një ditë që po mendohet se do të jetë dita e publikimit të projektit të Erës.

Ultra Music në Instagram kanë shkruar “Të hënën një këngë e re” e kaq ka mjaftuar që fansat e Erës ta përhapin lajmin.

Mbetet të shihet nëse e hëna do të jetë dita e projektit ndërkombëtar të Era Istrefit.