Site icon Telegrafi

Të hënën protestojnë punëtorët shëndetësorë

Foto: Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ( FSSHK), ka njoftuar se të hënën do të mbajnë një protestë para objektit të Qeverisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, protesta do të fillojë nga ora 10:00, transmeton Telegrafi.

“Me datën 02.11.2021 në mbledhjen e Kryesisë së FSSHK-së e autorizuar nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 02.09.2021 vendosi që ditën e hënë me datë 08.11.2021 në ora 10:00 të mbajë PROTESTË, para Kryeministrisë, me anëtarët e Këshillit Drejtues. Qëllimi i kësaj Proteste është sensibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftimin e bërë nga FSSHK thuhet se “kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga Janari i vitit 2022”.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por, kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti”, vijon reagimi.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik. /Telegrafi/

Exit mobile version