Opozita në Shqipëri pritet të zhvillojë protestën e radhës kombëtare në datën 8 korrik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 20:00.
Kjo është protesta e 10 kombëtare e opozitës dhe e para pas 30 qershorit, dita kur një pjesë e qytetarëve u bënë pjesë e procesit të votimeve,
Në një deklaratë për media, Basha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestë.
”Ftoj qytetarët të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00, në një protestë të madhe kombëtare. Për të qëndruar të bashkuar, me një mirënjohje të thellë me besim tek vetvetja dhe tek njeri-tjetri. Për të vazhduar të vendosur pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës për kushtetutën, lirinë, fëmijët tanë, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane. Të gjithë bashkë në orën 20:00 në Tiranë”, është shprehur ai.
Siç shkruan oranews, kjo protestë vjen në ditën kur mazhoranca ka paralajmëruar që do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.
Seanca pritet të fillojë në orën 18:00.