Telegrafi

Të hënën nisë karvani “Javët e biznesit kosovar 2009”

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se ky është i vetmi projekt që bashkon të gjithë biznesmenët, politikanët dhe qytetarët për avancimin e prodhimeve vendëse.

Ndërsa ka shtuar që është vërejtur rritja e vetëdijesimit te qytetarët për të konsumuar vetëm produktet e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se do të nënshkruajë një marrëveshje me kryeministrin Thaçi që në institucionet e Kosovës të shërbehen vetëm prodhime vendore.

Ndërsa qytetarët do të mund të blejnë prodhimet vendëse me zbritje prej 20 përqindësh. /ktv/