Pas një muaj të fushatës, “Dhuro 5 cent, për ndërtimin e shtëpive”, fondacioni humanitar “Golden Eagle”, ka përzgjedhur tri familje për ndërtimin e shtëpive.
Ndërtimi i shtëpive do të fillojë të hënën, ndërsa tri familjet e para të përzgjedhura nga fondacioni janë nga regjioni i Drenicës, Ferizajit dhe Prizrenit.
Fondacioni, pas shqyrtimi të kërkesave të shumta, ka përzgjedhur familjen, e Mentor Aliaj, nga fshati Shtutic, i komunës së Drenasit, Fatmir Qazimi, nga fshati Cërnillë, i komunës së Ferizajit, dhe Osman Krasniqi, nga lagja Arbanë, e Prizrenit, ndërsa shumë shpjet, pritet të përzgjedh edhe 4 familje tjera për ndërtimin e shtëpive.
Fondacioni humanitar “Golden Eagle” dhe kompania Frutex, me 4 shkurt, ka nisur fushatën për mbledhjen mjeteve, për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, do të ndahen nga 5 cent, dhe mjete e mbledhura do të shkojnë për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Fushata e nisur në shkurt do të zgjas deri në mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e këtyre shtëpive, ku i gjithë projekti pritet te kushtoj rreth 140 000 euro. /Telegrafi/