Site icon Telegrafi

Të hënën nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes FFK-së dhe Federatës gjermane

(Foto: ffk-kosova.com)

Nesër (e hënë) në selinë e FFK-së do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB).

Kjo marrëveshje do të përfshijë përfitimin e përvojave gjermane për Kosovën në të gjitha fushat. Ndër të tjera kjo marrëveshje do të përfshijë shkuarjen e ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, ku do të kryhen stërvitje me ekipet e njëjta kombëtare të Gjermanisë.

Po ashtu, trajnerët do të ndjekin seminare dhe do të fitojnë përvojë me ekipet më të mira gjermane si dhe me ekipet kombëtare gjermane, thuhet në njoftimin e FFK-së

Gjithashtu përfitues nga kjo marrëveshje do të jenë edhe gjyqtarët, sidomos ata fillestarë, të cilët do të ndjekin seminare të ndryshme, sikurse edhe sektori për marrëdhënie me jashtë, administratorët e sektorëve të ndryshëm në FFK dhe menaxherët e ekipeve kombëtare.

Kjo marrëveshje përfshinë edhe edukimin në kuadër të UEFA-s me projekte të veçanta, si sistemin VAR, programerët dhe softveristët etj. Delegacioni gjerman arrin sonte në Prishtinë, derisa nënshkrimi i marrëveshjes bëhet nesër në orën 11:00.

Exit mobile version