Komuna e Obiliqit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport dhe Zyrën për Barazi Gjinore, organizon një ligjëratë sensibilizuese në sallën e Kuvendit Komunal.
Ligjërata do të mbahet ditën e hënë (21 tetor), e cila fillon rreth orës 11:00, transmeton Telegrafi.
“Tetori është muaji i fushatës ndërkombëtare, me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm, trajtimin e kancerit të gjirit dhe kujdesin shëndetësor për gratë dhe vajzat anembanë botës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit.
Komuna ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë aktivitet./Telegrafi/