Të hënën do të mbahet seanca e fundit e Kuvendit, kur priten të miratohen disa projektligje të mbetura. Grupet Parlamentare kanë rënë dakord së bashku që seanca e ditës së enjte të afrohet ditën e hënë, më 25 korrik.
Në axhendë nuk janë parashikuar 7 ligjet e reformës në drejtësi, të cilat nëse nuk miratohen të hënën mund të shtyhen për në shtator, me fillimin e sesionit të ri parlametar./Shekulli/