Pas dorëzimit të kërkesës nga opozita për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të hënën.
Kështu është e bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 08:00. /Telegrafi/