Bashkimi Evropian të hënën do të mbajë konferencën e donatorëve për Shqipërinë.
Kështu deklaroi kohë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ursula von der Leyen tha se, “kjo konferencë bëhet në kuadër të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë”.
“Ne duam të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë dhe sikurse e thashë, këtë do ta diskutojmë më 17 shkurt”, shtoi ajo.
Kujtojmë se më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet prej 6.4 shkallë Rihter që la mbi 50 të vdekur e qindra të plagosur. /Telegrafi/