Të hënën, Sindikata e pavarur e policisë njoftoi marsh tri orësh në qendër të Shkupit për kthimin e dinjitetit në polici. Vend takimi i marshit është para Radio Televizionit të Maqedonisë në orën 9:30 ku me automjete të policisë do të kalohet “Mavrovarja”, përmes urës “Goce Dellçev” deri në Qeveri. Këtu është e parashikuar ndalimi prej 15 minutave, për, siç thonë ata, shprehjen e revoltës, dhe më pastaj përmes bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” do të vazhdojnë deri tek rruga “Jurdan Mijallkov”. Nga atje do të parkojnë automjet dhe duke ecur do të shkojnë porta kryesore e MPB-së për të mbajtur konferencë për shtyp.
“Qëllimi i organizimit të marshit me automjete është marrëdhënie injorante e Ministrisë së Punëve të Brendshme në krye të ministrit për moszbatimin e dispozitave të Ligjit për marrëdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive të MPB-së në kuadër të sindikatës përfaqësuese që ka 20% anëtarësi të të punësuarve”, thonë nga Sindikata e pavarur e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nën moton “Vetëm zëri i ngritur do të dëgjohet, vetëm koka lart sheh diell”, Sindikata e pavarur e policisë ju bën thirrje të gjithë anëtarëve, të gjithë të punësuarve në MPB dhe të gjithë simpatizuesve të Sindikatës të japin përkrahje masovike në mesazhin i cili para MPB-së do t’i përcillet ministrit të punëve të jashtme./Telegrafi/