Telegrafi

Të hënën Kosova zyrtarisht e FMN-së

Në një konferencë për shtyp, Alistir Tomson zëdhënësi i FMN-së tha se diten e hënë autoritetet kosovare firmosin dokumentat e fundit të marrëveshjes me FMN-në.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar Kosovës, vendit me të varfër në Evrope anëtarësim, që muajin e shkuar.

Për Kosovën qenia anëtar i FMN-së është një arrije e madhe pasi vendi ende nuk njohet nga gjithë anëtarët e OKB-së.

Kosova u bë e pavarur në 17 shkurt 2008 dhe është njohur nga 60 vende përfshi dy të tretat e BE-së.

Kosova shpreson shumë shpejt të bëhet dhe anëtar i Bankës Botërore. Përfitimi do të jetë terheqja e huave nga këto organizata financiare për të mëkembur ekonominë e vendit. /balkanweb/