Site icon Telegrafi

Të hënën jepet shfaqja “Fustani rozë” në Mitrovicë, tregon betejën e një vajze të re me sëmundjen e kancerit te gjirit

Qyteti i Mitrovicës

Gjatë muajit ndërgjegjësues ndaj kancerit të gjirit në qytetin e Mitrovicës janë bërë aktivitete të ndryshme, e të njëjtat janë duke vazhduar ende.

Në mesin e tyre janë edhe aktivitetet kulturore, siç janë shfaqjet teatrale, shkruan Telegrafi.

Të hënën, më 21 tetor të këtij viti, në orën 16:00, do të jepet shfaqja “Fustani rozë” në sallën e muzeut të qytetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Mitrovicës, kjo shfaqje tregon betejën e një vajze të re me sëmundjen e kancerit të gjirit, duke theksuar kështu rolin vendimtar të diagnostikimit të hershëm.

Shfaqja “Fustani rozë”, e cila do të jepet të hënën, më 21.10.2024, në sallën e Muzeut të Mitrovicës 

“Shfaqja “Fustani rozë”, tregon historinë e një vajze të re dhe betejën e saj me sëmundjen e kancerit te gjirit, shfaqja thekson rolin vendimtar të diagnostikimit të hershëm, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes, mirëkuptimit dhe ndërgjegjësimit në rrugën drejt shërimit”, thuhet në njoftimin e DKRS-së.

Sipas njoftimit, ku prezantim është mundësuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi të Komunës së Mitrovicës. /Telegrafi/

Exit mobile version