Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që mbahet në verë, Kosova U-19 në hendboll (vajzat) do të ketë grumbullimin e radhës javën e ardhshme.
Të hënën vajzat e Kosovës U-19 mblidhen në Gjakovë, ndërsa do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Shqiponja 2000” që mbahet më 7 e 8 mars po në Gjakovë.
Kryetrajneri Granit Sahiti ka ftuar 16 lojtare në këtë grumbullim. Vetëm një prej tyre luan në vendet evropiane, përkatësisht në Suedi.
Turneun tradicional “Shqiponja 2000” e organizon KH Shqiponja nga Gjakova.
Pos Kosovës U19 dhe Shqiponjës, marrin pjesë edhe Bullgaria U-19, si dhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, Gjorgje Petrovi.