Nesër (e hënë, 23 nëntor) me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të përballen futbollistet e Llapit dhe Mitrovicës – thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kjo finale i takon edicionit garues 2019/2020 dhe ishte paraparë të zhvillohej në periudhën maj-qershor.
Mirëpo, për shkak pandemisë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve ka qenë e pamundur të zhvillohet deri më tani.