Site icon Telegrafi

Të hënën fillon mbledhja e mbeturinave të rënda në Aerodrom të Shkupit

Më 21, 22 dhe 23 maj Komuna Aerodrom në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit, do të realizojë aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda.

Komuna Aerodrom ju bën thirrje qytetarëve që gjatë fundjavës të nxjerrin mbeturinat para shtëpive të tyre ose tek kontejnerët më të afërt, ndërsa më pas ekipet e ndërmarrjes “Higjiena Komunale” do t’i mbledhin.

Mbeturinat e rënda nënkuptojnë mobilje, pjesë të mobiljeve, teknikë të bardhë, aparate elektrike për amvisëri dhe të tjera.

Përndryshe, asgjësimi i mbeturinave të rënda në hapësirë publike jashtë aksioneve të paralajmëruara është e dënueshme me ligj./Telegrafi/

Exit mobile version