Telegrafi

Të hënën fillon Heaven Fest nga Hangover – storia verore qiellore me mbi 20 superyje

Një muaj, mbi 20 artistë superyje të skenës muzikore vendore dhe ndërkombëtare, DJ performanca pa fund – ÇDO NATË!

Ky është HEAVEN Fest nga Hangover që fillon të hënën në Parkun e Qytetit në Gjakovë.

Hangover Heaven ka rikthyer ndjesinë e përjetimeve unike duke qenë një prej liderëve në skenën e argëtimit tash e shumë vjet.

Nga 19 korriku deri më 15 gusht, Hangover fillon HEAVEN Fest, festën më të madhe të kësaj vere me mbrëmje çdo natë ku do të performojnë mbi 20 superyje vendore dhe ndërkombëtare të shoqëruar nga pafund DJ që do të përkujdesen për atmosferën.

Nën magjinë e pishave dhe mbi atmosferën qiellore, në HEAVEN Fest shkruhen kujtimet verore qiellore.