Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të hënën do të fillojnë punimet në rrugën “Migjeni”.
Në njoftim thuhet po ashtu se Drejtoria e Shërbimeve Publike do të nisë punimet për lirimin e hapësirave gjelbëruese dhe parkingjeve publike pranë objektit të “Kino ABC”, bazuar në raportin dhe kërkesën e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.
Lexoni të plotë postimin:
Njoftim për fillimin e punimeve në rrugën “Migjeni”
Ju njoftojmë se më 24.02.2025, Drejtoria e Shërbimeve Publike do të nisë punimet për lirimin e hapësirave gjelbëruese dhe parkingjeve publike pranë objektit të “Kino ABC”, bazuar në raportin dhe kërkesën e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.
Punimet do të përfshijnë:
Pastrimin sanitar dhe largimin e mbetjeve ndërtimore.
Instalimin e elementeve përcjellëse të sigurisë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që të mos parkoni veturat në këtë zonë nga data 23.02.2025, pasi pengojnë zhvillimin e punimeve.
Në të kundërtën, do të jemi të detyruar të njoftojmë organet kompetente për largimin e mjeteve motorike dhe zbatimin e masave ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/