Propozimi për ndryshime kushtetuese dhe pikëpamje të kundërta në mes deputetëve nga qeveria dhe opozita u vërejt gjatë ditëve të punës javën që kaloi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas një debati dy-ditor në Komisionin Kuvendor për Çështjet Kushtetuese, mbështetja për anëtarësimin në amendamentet kushtetuese u votua dje nga dhjetë deputetë të shumicës qeverisëse. Deputetët nga OBRM-PDUKM nuk e mbështetën propozimin e Qeverisë dhe të gjithë shtatë deputetët e kësaj partie, anëtarë të Komisionit, votuan kundër.
Komisioni miratoi konkluzione për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe Qeveria, brenda 15 ditëve, hartoi draft amendamentin dhe e paraqiti atë në Kuvend.
Ditën e hënë është planifikuar mbajtja e seancës plenare në Kuvend në orën 11 në të cilën deputetët do të diskutojnë propozimin e Qeverisë për aderim në ndryshimin e Kushtetutës me udhëzimet për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Nevoja për aderim në ndryshimet kushtetuese duhet të miratohet me dy të tretat e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend./Telegrafi/