Telegrafi

A do të hapet për qarkullimin e autobusëve rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë?

Rruga “Xhorxh Bush”, në Prishtinë ka disa javë që është shndërruar në një shesh ku mund të lëviznin lirshëm qytetarët, kjo për shkak të festave të fund vitit. Por mbyllja totale e kësaj rruge ishte paralajmëruar vetëm deri më 8 janar, ndërsa pas kësaj date është thënë se kjo rrugë do të mbetet e mbyllur për automjetet private, por jo dhe për autobusët dhe për automjetet e emergjencave.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ditë më parë kishte paralajmëruar se sheshi në rrugën “Xhorxh Bush”, do të mbetet i mbyllur për automjete private, ndërkaq, duke filluar nga 8 janari në atë pjesë do të hapet vetëm një korsi në të cilën do kalojnë vetëm autobusët dhe automjetet e emergjencave.

Telegrafi ju sjellë përmes fotografive disa pamje ku shihet se është punuar në rrugën “Xhorxh Bush”, madje janë vendosur edhe vijat ndarëse në rrugë, ku pritet të qarkullojnë autobusët dhe automjetet e urgjencës.

Telegrafi po ashtu i ka dërguar pyetje Komunës së Prishtinës për të kuptuar nëse rruga do të lirohet për një korsi për autobusët dhe automjetet e urgjencës, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

Rruga “Xhorxh Bush” Prishtinë /Foto:Ridvan Slivova/