Site icon Telegrafi

Do të habiteni se sa para do të harxhojë Shkupi për rrotën panoramike (Foto)

Projekti Shkupi 2014 deri tani ka harxhuar rreth 600 milionë euro nga paratë e taksa paguesve nga Maqedonia. Rrota panoramike është pjesë e cila duhet të konsumojë edhe një shumë shtesë që për një shtet si Maqedonia duket si shumë marramendëse, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë ndërtim, Bashkia e Shkupit ka kërkuar hiç më pak se 20 milionë euro.

Kohëve të fundit, Bashkia e Shkupit ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë edhe 50 milionë denarë, apo në kundërvlerë me euro: 813 mijë euro.

Kjo punë i është dhënë kompanisë Beton AD dhe mbështetëse e projektit është Ndërmarrja Publike për Transport në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version