Telegrafi

Do të habiteni me ngjashmërinë e trinjakeve, me stilin e jetës gjithsesi! (Foto)

Në këtë album fotografik do të shihni trinjaket më identike në botë. Ato janë modele dhe bëjnë të njëjtin stil jetese.

Motrat Laura, Nicola dhe Alison Crimmins, 29 vjeçe, jetojnë me njëra-tjetrën në Dublin, Irlandë. Sipas “Daily Mail”, jeta e tyre është njësoj, duke nisur që nga dietat e deri tek ushtrimet për t’u dukur sa më të bukura.

Ndërkohë, vetëm Laura është në një lidhje dashurie prej disa kohësh. Modelingun e kanë nisur që në moshën 16-vjeçare dhe prej atëherë janë bërë imazh i disa markave të njohura.

Gjithashtu prej vitesh janë në listën e motrave më seksi në botë dhe kanë mijëra fansa. “Më pëlqen të punoj me motrat e mia. Ndihem me shumë fat se jam bashkë me to në çdo moment. Njerëzit shpeshherë habiten kur na shikojnë, rrinë ca kohë dhe më pas vënë re se jemi 3 persona”, është shprehur Nicola.