Ndërtesa më e lartë në Los Angeles,është bërë me një atraksion shtesë në fasadën e saj dhe atë në katin e 70-të.
“U.S Bank Tower” konsiderohet si ndërtesa më e madhe në perëndim të Çikagos, kurse tani mund ta vizitojnë edhe njerëzit që nuk punojnë aty dhe që shkojnë për t’u argëtuar, transmeton Telegrafi.
Topogani i gjatë dhjetëra metra, në fakt lidh dy nivele të ndryshme të ndërtesës.
Ky tobogan është ndërtuar nga një material i fort transparent, në mënyrë që ata që janë më trim të mund të përjetojnë ndjenjën kinse janë duke fluturuar gjatë zbritjes.
Ndërtimi i toboganit të jashtëzakonshëm 280 metra mbi tokë, ka filluar në mars të këtij viti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=m8mh5_OYaAg