Telegrafi

A do të guxonit? Hoteli në Kinë ofron dhomën që ju ndan me një xham nga tigri masiv i bardhë

Një hotel në Kinë ka një dhomë me pamje të pazakontë, aty ku mysafirët mund të flenë pranë strofkës të një tigri – ndonëse dhoma mbrohet nga xhami.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, suita u ndërtua në hotelin Sendi Tribe Treehouse që gjendet në qytetin Nantong në provincën Jiangsu të Kinës.

Videoja e xhiruar më 18 janar tregon dhomën ku prapa perdeve dhe xhamit gjendet tigri masiv i bardhë.

Stafi i hotelit tha se dhoma ishte e sapo rinovuar dhe nuk është përdorur ende. Ata shtuan se ka masa mbrojtëse të përfshira dhe muri i xhamit është bërë me material rezistent ndaj shpërthimit për të garantuar sigurinë e klientëve. /Telegrafi/