Site icon Telegrafi

Të gjithë udhëtarët në aeroportet e Austrisë duhet të kalojnë skanerin pa mbulesë në kokë

Austria do të shtojë procedurat e saj të emigracionit në aeroporte për të identifikuar luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) që kthehen nga Lindja e Mesme, njoftoi Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl.

Në një intervistë me Kronen Zeitung, gazeta më e madhe e Austrisë, Kickl tha se ISIS është në prag të humbjes ushtarake, kështu që shumë luftëtarë dhe persona të tjerë të përfshirë tani do të përpiqen të kthehen në shtëpi, duke përfshirë Austrinë.

Andaj, ka bërë të ditur ai, përcjell Telegrafi, të gjithë personat që mbërrijnë në aeroporte do të kërkohet të kalojnë nëpër portat e sigurisë me shami të hequra dhe se disa fluturime do të shikohen nga afër, veçanërisht ato me origjinë nga Turqia dhe Lindja e Mesme.

Njësitë e patrullimit kufitar do të jenë gjithashtu në vëzhgim për personat që hyjnë nëpërmjet rrugëve tokësore.

Ai gjithashtu ka thënë se personat me lidhje të dyshuara me rrjetet terroriste duhet të dërgohen në tribunalet në Lindjen e Mesme, si në Siri, dhe jo në Austri. /Telegrafi/

Exit mobile version