Telegrafi

Të gjithë thonë se duhani është i dëmshëm, por Adele mendon ndryshe – ky është arsyetimi i saj (Video)

Diva britanike, Adele, është ‘pronare’ e disa prej baladave më të dëgjuara të ditëve të sotme, por është e bindur se aftësitë e saja vokale janë dobësuar qëkur e ka lënë duhanin.

Këngëtarja e ka lënë duhanin para pesë vitesh, pasi kishte zgjedhur një mënyrë të shëndetshme të të jetuarit, mirëpo tash është penduar për vendimin që ka marrë.

“Njerëzit që kanë zërin më të mirë, gjithmonë konsumojnë duhan. Unë hoqa dorë nga cigaret dhe jam e bindur se ky vendim ma ka dobësuar zërin”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka sqaruar se tash e ka shumë të vështirë që t’i arrijë notat e larta, të cilat dikur i ka arritur me lehtësi. /Telegrafi/