Site icon Telegrafi

Të gjithë të infektuarit në Gostivar ndodhen në shërim shtëpiak

Momentalisht në Repartin Infektiv spitalin e Gostivar nuk ka asnjë pacient me coronavirus. Siç bëri të ditur Jakup Jakupi, tetë pacientët me coronavirus në rrethinën e Gostivarit ndodhen për shërim shtëpiak dhe momentalisht janë në gjendje shëndetësore.

“Momentalisht nuk kemi të hospitalizuar në Repartin Infektiv dhe të gjithë pacientët trajtohen në kushte shtëpiake. Nuk mund të themi se të gjithë janë pa simptoma, megjithatë kanë gjendje stabile shëndetësore. Në mesin e të infektuarve, janë edhe tre punonjës të spitalit tonë ndërsa testimet e personelit tjetër mjekësor janë negativ”, tha Jakupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas festës së pashkëve, tre punonjësve shëndetësor me coronavirus do t’u bëhet test kontrollues.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, rajoni i Gostivarit ka 10 raste me Covid-19. Dy prej tyre janë tashmë pacientja e parë që tashmë është shëruar dhe një i punësuar në Qendrën për Shëndet Publike, i cili rezultoi negativ në dy trestimet. Pesë personat e tjerë janë nga Komuna e Gostivarit ndërsa tre janë nga Vrapçishti./Telegrafi/

Exit mobile version