Real Madridi fitoi ndaj Las Palmas me rezultat 3-0 në La Liga.
Golin e fundit në këtë takim e shënoi Isco, kjo pas asistimit nga Cristiano Ronalo.
https://twitter.com/futboImessii_/status/927284088322514945
Por, ajo që është për t’u çuditur është fakti se portugezi nuk festoi për asnjë moment. Ai reagoi shumë ftoftë, edhe pse asistoi.
Kjo besohet është se ai është shumë i pakënaqur me formën që po kalon pasi është në mungesë të golave, edhe pse po bën gjithçka për të shënuar.
Deri më tani CR7 ka gjuajtur drejt portës kundërshtare 48 herë, por ka shënuar vetëm një gol.
Më shumë se ylli i Real Madridit drejt portës ka gjuajtur vetëm Lionel Messi, por argjentinasi në 68 gjuajte ka arritur të shënojë 12 gola.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Atletico Madridit.
Dy golat tjerët në takimin ndaj Las Palmas i shënuan Casemiro dhe Marco Asensio. /Telegrafi/