Telegrafi

Të gjithë të barabartë vrapojnë në mini maratonën ‘Vrapo Babadimër’- lirohen nga pagesa personat me nevoja të veçanta

Tashmë e sa vite jeni të informuar për super iniciativën humanitare ‘Vrapo Babadimër’.

Një mini maratonë ku të gjithë vrapojnë me kostume babadimri, që duhet t’i blejnë me patjetër, për shkak se të gjitha paratë shkojnë për familjet në nevojë.

Ky event është i hapur për të gjithë pa dallime, të rritur dhe fëmijë, por edhe për persona me nevoja të veçanta, të cilët janë të liruar nga pagesa prej organizatorëve e mini maratonës.

 

 

Me 25 dhjetor, në ora 12:00, fillon për herën e shtatë dhe priten të vrapojnë mbi 1000 babadimra, përveç maratonës do të ketë edhe performanca muzikore dhe balet.

‘Vrapo Babadimër’, mbështetet nga Komuna e Prishtinës, sponzorë nga biznese të ndryshme e gjithashtu edhe nga KFOR-i.