Në seancën e sotme për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë vitin e kaluar, të gjithë 31 të akuzuarit për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” u deklaruan të pafajshëm dhe hodhën poshtë akuzat.
Procesi gjyqësor për këto të akuzuar do të vazhdojë më 31 gusht me dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria, mes të cilëve edhe deputetët Damjan Mançevski, Frosina Remensk, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mes të akuzuarve janë edhe ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, deputetët Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, si dhe organizatorët e protestave Boris Damovski, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska për muajt dhjetor dhe janar ka caktuar gjithsej 28 seanca gjyqësore për këtë rast./Telegrafi/