Liverpooli fitoi ndaj Burnleyt me rezultat 4-2 në Ligën Premier, ndërsa në këtë ndeshje Xherdan Shaqiri nuk luajti.
Edhe pse shqiptari qëndroi në bankën rezervë, të gjithë po flasin për 27-vjeçarit.
Teksa lojtarët po bënin përgatitjet e fundit para ndeshjes, Xherdani arriti t’ia fus topin dy herë radhazi në mes të këmbëve Dejan Lovrenit dhe kështu të gjithë filluan të tallen me mbrojtësin kroat.
Pasi të gjithë ishin të gëzuar nga fitorja, i gjithë momenti i lartpërmendur është shpërndarë shumë nga tifozët në rrjetet sociale.
Golat për Reds i shënuan Roberto Firmino (19′, 67′) dhe Sadio Mane (29′, 90+3′).
Shaqiri këtë sezon në Ligën Premier është paraqitur në 21 ndeshje, dhjetë nga ato i ka filluar nga banka rezervë, ndërsa ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.
Ndërsa në anën tjetër Lovren është paraqitur në nëntë ndeshje (të gjitha i ka luajtur si titullar) dhe ka gjetur rrugën drejt golit një herë. /Telegrafi/