Telegrafi

Të gjithë sytë nga Katie Price, modelja rrëmben vëmendjen me pozat atraktive nga pushimet

Modelja e famshme Katie Price është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Mallorca të Spanjës.

Ajo ka gjetur pak kohë pas prezantimit të koleksionit të saj të ri, që të kalojë disa ditë të mira jo-produktive.

40-vjeçarja, e cila është nënë e pesë fëmijëve, u shfaq mjaft atraktive teksa u fotografua nga paparacët me rroba banje në plazh.

E veshur në fustan rrjete, ajo vuri në pah linjat e saj atraktive, ndërsa kishte veshur bikini të zeza.

Fototgrafitë në fjalë dëshmojnë se Katie është duke e shijuar më së miri pushimin e merituar. /Telegrafi/