Site icon Telegrafi

Të gjithë sytë kah ai

Portugalia dhe Islanda janë dy përfaqësueset e fundit që nisin fushatën e tyre në ‘Euro 2016’, ndërsa stadiumi Geoffroy Guichard do të jetë i fundit prej 10 stadiumeve që pritën ndeshjet e para.

Është ndeshje që ia vlen të pritet – forma inkurajuese e Portugalisë nën drejtimin e Fernando Santosit do të thotë se kjo përfaqësuese nis garën si favorite e Grupit F, por debutuesja Islanda ka dëshmuar se nuk respekton reputacionin e kundërshtarëve, duke mposhtur dy herë Holandën në kualifikime, përcjell Koha Ditore.

Të gjitha shtatë fitoret e Portugalisë në kualifikime erdhën me një gol dallim. Portugezët kanë pasur vështirësi për të gjetur rrjedhshmërinë e kërkuar në sulm.

Por, në Francë portugezët arritën të frymëzuar nga fitorja 7-0 ndaj Estonisë, në të cilën ndeshje lojtari kyç, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola para se të zëvendësohej në pushim mes pjesëlojëve.

Superylli i Real Madridit do të regjistrojë ndeshjen e tij të 127-të me përfaqësuesen të martën dhe do të barazojë kështu rekordin e Portugalisë që e mban Luis Figo dhe pastaj pritet ta thyejë atë.

Një tjetër rekord personal i CR7 është edhe ai golashënuesit më të mirë në Kampionatet Evropiane që mbahet nga Michel Platini (me nëntë gola). Ronaldo i ka shënuar gjashtë gola, ashtu që duhet t’i shënojë së paku tre për ta barazuar këtë rekord.

Exit mobile version