Telegrafi

Të gjithë së bashku për një qëllim human – banorët flasin për misionin e tyre në Kooperativa reality show (Foto/Video)

Tash e dy javë ka filluar transmetimin reality show më i ri kosovar, Kooperativa, që transmetohet në RTK 4.

Ndryshe nga prodhimet tjera, Kooperativa është një emision real i cili ka qëllim humanitar – ndërtimin e një shtëpie.

Telegrafi qëndroi në punishten e reality shoë Kooperativa, ku u pritëm nga banorët të cilët tash janë punëtorët në shtëpinë për qëllim humanitar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Kooperativa Reality Show

Ata flasin për eksperiencën e tyre si një përjetim unik, sa do i vështirë që është, teksa motivi i tyre pikërisht mbetet edhe misioni fisnik që kanë për ndërtimin e kësaj shtëpie për qëllime humanitare.

Shikoni më poshtë videon nga ky bashkëbisedim, teksa reality shoë mund ta shikoni LIVE në RTK 4 dhe të informoheni për më të rejat në Telegrafi.com. /Telegrafi/