Telegrafi

Të gjithë provuan filterin e ‘plakjes’ në rrjetet sociale, ndërkohë Stresi vendosi të bëjë të kundërtën

Foto: Arkimed Lushaj - Stresi/Instagram

Tashmë është bërë viral në rrjetet sociale një filter, i cili po i shndërron fytyrat e njerëzve në të moshuara, duke i bërë të gjithë të qeshin.

Ndonëse po diskutohet në masë të madhe siguria kibernetike e këtij aplikacionin, prapëseprapë, ai po vazhdon të përdoret me të madhe.

Një filteri të tillë nuk i shpëtuan as shumë prej figurave publike shqiptare, shumë prej të cilëve i ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale këto imazhe.

Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë nuk i rezistojnë filterit më të ri në rrjetet sociale, provojnë dukjen e tyre në versionin të moshuar

Mirëpo ndryshe nga të tjerët, vendosi të veprojë reperi Stresi, i cili në vend të këtij filteri, ka provuar një tjetër që e shndërron imazhin në më “të ri”.

Këtë fotografi, ai e ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, duke treguar se donte të bënte diçka ndryshe nga të tjerët dhe e bëri.

“Krejt po duken të vjetër unë ende i ri, e kam ditur që jeni krejt pleq”, ka shkruar Arkimed Lushaj – Stresi në Instagram

Ndërkohë, ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë për fansat projektet e tij më të reja muzikore. /Telegrafi/