Telegrafi

Të gjithë po përgatiten për situatën e pas 10 dhjetorit

Liderët politikë kosovarë kanë paralajmëruar se nuk do të presin gjatë pas 10 dhjetorit, për shpalljen e pavarësisë, sepse nuk shohin ndonjë mundësi marrëveshje gjatë takimit të fundit treditor, që mbahet prej 26 e deri më 28 nëntor, në Vjenë.

Por edhe Beogradi është duke i bërë përgatitjet e tij në rast se Kosova shpallë pavarësinë e njëanshme, siç e quajnë zyrtarët serbë. Kryeministri Koshtunica e ka mbledhur kabinetin e tij dhe u ka dhënë urdhër të gjithë ministrive të paraqesin plan veprimi ne rast te pavarësisë së Kosovës. Sipas tyre, baza e veprimit do të jetë mbrojtja e pakicës serbe në Kosovë. Tashmë ka indikacione për jetësimin e strukturave paralele për serbët e Kosovës.

Edhe Bashkimi Evropian është duke planifikuar dërgimin e misionit civil në Kosovë edhe pa një vendim të KS. Ky lajm është kumtuar nga vetë ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, i cili tha ka thënë se punohet për të pasur një bazë të fortë ligjore që të mundësohet misioni civil i BE-së në Kosovë.