Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja ka dhuruar një sprint të jashtëzakonshëm gjatë një aksioni ndaj Brentford të mërkurën mbrëma.
Chelsea nuk arriti më shumë se një barazim me rezultat 0-0 në udhëtim te Brentford në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.
Në këtë ndeshje, trajneri Graham Potter ia besoi fanellën e titullarit për herë të parë këtë sezon sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
A first Chelsea start for this man tonight. 👏#BreChe pic.twitter.com/bAMcEccLoL
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 19, 2022
Broja pati një paraqitje relativisht pozitive duke krijuar volum loje, por pa arritur të gjej rrjetën.
Sulmuesi shqiptar pati një moment ‘magjie’ në fushë, duke i bërë të gjithë të flasin për veprimin e tij.
Broja shows super speed again, races past Ben Mee, Kai can't turn his cross into the net though!
🐝 0-0 🔵 [39] #BreChe
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 19, 2022
Reprezentuesi i kombëtares shqiptare dhuroi një sprint të jashtëzakonshëm duke zënë dhe kaluar një mbrojtës të Brentfordit.
Ai u rrezua nga shpejtësia e madhe, por arriti të ngritët në këmbë dhe të godas topin, i cili për fat të keq nuk përfundoi në rrjetë. /Telegrafi/
Broja ⚡️ pic.twitter.com/ANPrQWGdZN
— ً (@Awej__) October 19, 2022