Mërgim Vojvoda kishte mbrëmë paraqitje fantastike në fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Mbrojtësi i krahut kishte disa lëvizje të mrekullueshme ndaj malazezëve që elektrizuan tifozët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Vojvoda filloi të driblonte nga krahu dhe kishte mundësinë të harkonte në zonën e Malit të Zi, mirëpo përballë e kishte një lojtarë kundërshtar.
Lojtari malazezë fillimisht mendoi se mbrojtësi i Përfaqësueses tonë po harkonte në zonë, por ajo doli të jetë një lëvizje mashtruese e lojtarit tonë.
Vojvoda më pas pasoi te Florent Hadërgjonaj, derisa pranoi duartrokitje nga Dardanët për ato lëvizje të bukura.
Anglia aktualisht janë lider të Grupit A me 15 pikë, Çekia me 12, tanët me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/