Telegrafi

Të gjithë po flasin për kërcimin e Ronaldos nga ku erdhi goli – 2.56 metra është arritur gjatësia në kërcim

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të kërcyer në lartësi të mëdha, kur qoi Juventusin drejt fitores ndaj Sampdorias.

Të gjithë i dinë aftësitë e tij për ta goditur topin nga distancat e largët, por ai vazhdon të mahnitë me  kërcimet.

Të mërkurën në Serie A ai shënoi e një gol të tillë, pas harkimit të Alex Sandros, ku mësohet se gjatësia pas kërcimit ka arritur 2.56 metra.

https://twitter.com/OBIORAOFFICIAL/status/1207375419558768645

Goli i tij e ktheu epërsinë në 2-1, duke krijuar edhe rrëmujë në rrjetet sociale.

Sulmuesi është lavdëruar jashtë mase për këtë gol dhe kërcimin e mahnitshëm.

/Telegrafi/