Telegrafi

Të gjithë po flasin për imazhet e shkrepura të luftanijes kineze: Dyshohet se posedon top elektromagentik, që shkrep me shpejtësi prej “10 mijë” kilometra në orë (Foto)

Fotografitë e luftanijes kineze me numrin 936, janë publikuar në internet, kurse në anije shihet kupola me armatim, që ngjason me një top elektromagentik.

Tre kontejnerët e vendosur afër këtij topi besohet se fshehin gjeneratorët, instalimet elektrike dhe hapësirën e mjaftueshme për të operuar me këtë top që dyshohet se arrin shpejtësinë maksimale gjatë të shtënave prej 10 mijë kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Pamja e këtij topi ka bërë shumë ekspertë të kësaj fushe të besojnë se bëhet fjalë për një top elektromagentik, kurse gypi i tij ngjan shumë me armatimin që e zhvillon në masë të madhe ushtria amerikane e njohur ndryshe si “BAE Systems”.

Lokacioni i anijes me këtë top misterioz që është fotografuar nuk dihet, por besohet se mund të ketë qenë në Vuhan në pjesën qendrore të Kinës. /Telegrafi/