Site icon Telegrafi

Të gjithë po e përshëndetin gjestin e madh të Guardiolas ndaj lojtarit të Bournemouthit (Video)

Manchester City fitoi këtë javë me rezultat 0-2 ndaj Bournemouth, por ndeshja vazhdon të komentohet për gjestin e madh të Pep Guardiolas.

Tekniku spanjoll në fund të takimit takoi lojtarin kundërshtar Harry Arterin për ta ngushëlluar.

Lexo po ashtu Arter tregon se çfarë i tha Guardiola pas takimit ndaj Cityt (Foto)

Mesfushorit i kishte vdekur vajza në vitin 2015 dhe Pep e ngushëlloi dhe ia uroi lindjen e fëmijës tjetër që pritet të vjen këtë javë.

Aktualisht City renditet në vendin e dytë në Ligën Premier më 52 pikë, tetë më pak se Chelsea.

Ky gjest është ppërshëndetur nga të gjithë në rrjetet sociale dhe media. /Telegrafi/

https://twitter.com/MacduffLionsFC/status/831409960332488704

Exit mobile version