Site icon Telegrafi

Të gjithë planetët në sistemin diellor – të dukshëm në qiellin e natës – në të njëjtën kohë

Çdo planet në sistemin diellor ishte i dukshëm në qiellin e natës njëkohësisht të mërkurën, gjë që konsiderohet nga ekspertët si një ngjarje e rrallë astronomike.

Afërdita, Mërkuri, Saturni, Jupiteri dhe Marsi mund të shiheshin në atë rend në hemisferën veriore me sy të lirë, duke filluar nga horizonti jugperëndimor dhe duke lëvizur në lindje, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Urani, i vendosur midis Marsit dhe Jupiterit, dhe Neptuni, i cili ndodhet midis Saturnit dhe Jupiterit, mund të shihen me dylbi ose teleskop deri në fund të vitit.

Po sipas The Guardian, të tetë planetët u shfaqën vetëm 1.5 gradë larg njëri-tjetrit të mërkurën mbrëma dhe ishin vendosur të arrinin lidhjen – pikën e tyre më të afërt – të enjten në orën 22:00.

Ndërkohë planetët mund të dallohen në perëndim, me pamjen më të qartë që pritet të jetë rreth 30 minuta pas perëndimit të diellit, me Venusin që zhduket rreth 40 minuta më vonë, çdo ditë deri në fund të vitit.

Gianluca Masi, një astronom me Projektin Virtual Telescope tha: “Këto net, ne mund të shohim të gjithë planetët e sistemit tonë diellor ‘me një shikim’, menjëherë pas perëndimit të diellit”.

“Ndodh herë pas here, por është gjithmonë një pamje spektakolare”. /Telegrafi/

Exit mobile version