Telegrafi

Të gjithë përveç Kounde, Barcelona i ka regjistruar lojtarët në La Liga

Xavi Hernandez do të jetë në gjendje të ketë pothuajse të gjitha blerjet e tij të reja për debutimin në këtë të shtunë kundër Rayo Vallecano.

FC Barcelona ishte në pritje të autorizimit nga La Liga për të regjistruar lojtarët e nënshkruar dhe tashmë ka marrë dritën jeshile pas aktivizimit të levës së katërt.

Kështu, të gjitha nënshkrimet Robert Lewandowski, Franck Kessie, Raphinha dhe Andreas Christensen, plus rinovimet Ousmane Dembele dhe Sergi Roberto, do të jenë në gjendje të luajnë minutat e tyre të para me fanellën e Barçës në ndeshje zyrtare.

Jules Kounde, si një nënshkrim i ri, është në pritje për të mësuar nëse nesër do të jenë në dispozicion për duelin kundër Rayo Vallecanos.

FC Barcelona vazhdon të punojë kundër kohës për të aktivizuar formulat që e lejojnë atë të jetë në gjendje të mbyllë inkorporimin e fundit përpara duelit.

Ka ende kohë edhe nesër për ta bërë atë.

Xavi Hernandez ka qenë me besim të plotë në konferencën për shtyp të mbajtur sot. /Telegrafi/