Amanda Holland e ka edituar fotografinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, për të treguar se sa të njëjtë janë njerëzit që e shoqërojnë.
Dukja e Donald Trump nuk është ndryshuar aspak, por të gjithë të pranishmit prapa tij e kanë të njëjtën fytyrë, transmeton Telegrafi.
“Çka nëse ju them se e kam bërë photoshop fytyrën e secilit person prapa Trump. Nëse nuk do t’ju tregoja, as që do ta kuptonit”, ka shkruar Holland përbri fotografisë.
Në të njëjtën kohë, organizatat për të drejtat e njeriut e kanë shfrytëzuar këtë rast që të tregojnë “diskriminimet” gjinore në Qeverinë e re amerikane. /Telegrafi/