Telegrafi

Të gjithë në pritje të Ronaldos për t’u paraqitur në gjykatën spanjolle (Foto/Video)

Para se t’i bashkohet Real Madridit me 5 gusht, Cristiano Ronaldo ka një tjetër obligim të rëndësishëm para vetes.

Ylli portugez do të paraqitet në gjykatën e Madridit (Pozuelo de Alarcon) për çështjen e taksave.

Ronaldo është akuzuar për mashtrim të autoriteteve tatimore spanjolle me një shifër prej 14.7 milionë euro, e gjitha kjo prej vitit 2011 deri në vitin 2014.

Nëse ka prova rreth këtij rasti atëherë sulmuesi i Los Blancos do të shpallet i pandehur, kurse nëse shpallet i fajtor pas procesit gjyqësor, atëherë rrezikon burg deri në shtatë vjet, por me mundësi të zvogëlimit deri në 21 muaj.

Tashmë shumë gazetarë janë mbledhur para gjykatës duke pritur CR7 dhe avokatët e tij. /Telegrafi/